Derbi i Madridit përfundon pa gola (Video)

Derbi ndërmjet Atletico Madridit dhe Real Madridit i zhvilluar në Vicente Calderon ka përfunduar pa gola, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen kthyese që zhvillohet në Santiago Bernabeu.

Sport

14/04/2015 22:36

Në minutën e tretë të takimit, Gareth Bale pati një rast të mirë, mirëpo nuk arriti të shënojë përballë portierit.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, por Reali ishtë më shumë dominues dhe kishte më shumë raste për shënim.

Në pjesën e dytë Atletico ndryshoi paksa duke bërë disa raste të rrezikshme.

Sidoqoftë, deri në fund nuk kishte asgjë, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen kthyese që zhvillohet në Santiago Bernabeu.

https://vine.co/v/euQ2DpMWL2D