Derbi i Madridit i takon Realit, përmbys Atleticon dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

Real Madridi ka fituar derbin e qytetit ndaj Atleticos dhe prenë biletën për fazën tjetër në Kupën e Mbretit. Real Madridi mposhti Atletico Madridin 3:1. Koha e rregullt në këtë ndeshje përfundoi me rezultat të barabartë, 1:1, shkruan lajmi.net. Me golat në minutën e 19’ nga Alvaro Morata për Atleticon, kurse Rodrygo në të 79’…

Sport

26/01/2023 23:40

Real Madridi ka fituar derbin e qytetit ndaj Atleticos dhe prenë biletën për fazën tjetër në Kupën e Mbretit. Real Madridi mposhti Atletico Madridin 3:1.

Koha e rregullt në këtë ndeshje përfundoi me rezultat të barabartë, 1:1, shkruan lajmi.net.

Me golat në minutën e 19’ nga Alvaro Morata për Atleticon, kurse Rodrygo në të 79’ barazoi gjithçka.

Gola më nuk u shënuan në brenda 90 minutave lojë, duke shkuar kështu në vazhdime.

Në minutën e 99’ Stefan Savic bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj Eduardo Camavinga dhe u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Duke lënë kështu skuadrën e Atleticos me 10 lojtarë.

Kjo favorizoi edhe më shumë ekipin e Carlo Ancelotti.

Në minutën e 104’ pas një aksioni të ndërtuar mirë ‘Mbretërit’ shënuan.

Ishte Karim Benzema ai që realizoi dhe përmbysi rezultatin.

Edhe pse me 10 lojtarë ‘rojiblancos’ tentuan të barazojnë, megjithatë nuk ia arritën.

Kurse rezultatin 3: 1 e vulosi Vinicius Jr, braziliani realizoi një gol të bukur në kohën shtesë.

Kështu Real Madridi kalon në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit./Lajmi.net/