Derbi i Gjilanit mbyllet baras, gabon edhe Prishtina

Nuk ka fitues në derbin lokal.

Sport

02/05/2018 17:58

Gjilani e ka ndalur Dritën në derbin lokal, duke luajtur baras 1:1.

Megjithatë, gabimin e Dritës nuk e ka shfrytëzuar Prishtina, që ka barazuar me Feronikelin 0:0 në Drenas.

Në dy ndeshjet tjera, Trepça ’89 mposhti Lirinë, 2:0 ndërsa Llapi triumfoi ndaj Drenicës, 1:0.

Xhiro 30:

Gjilani-Drita 1:1
Feronikeli-Prishtina 0:0
Liria-Trepça ’89 0:2
Llapi-Drenica 1:0. /Lajmi.net/