Derbi i Barcelonës
Një futbollist i cili gjatë afatit kalimtar të verës spekulohej me largim nga Barcelona, së fundmi është shndërruar në element të rëndësishëm te gjiganti katalan. Sulmuesi Alexis Sanchez realizoi golin e fitores 1-0 në derbin katalan kundër Espanyolit, vetëm një javë pasi me golin e tij ia siguroi Barcelonës triumfin në El Clasico kundër Barcelonës.…

Sport
Një futbollist i cili gjatë afatit kalimtar të verës spekulohej me largim nga Barcelona, së fundmi është shndërruar në element të rëndësishëm te gjiganti katalan.
Sulmuesi Alexis Sanchez realizoi golin e fitores 1-0 në derbin katalan kundër Espanyolit, vetëm një javë pasi me golin e tij ia siguroi Barcelonës triumfin në El Clasico kundër Barcelonës.
Pjesa e parë e ndeshjes në Nou Camp nuk solli gola, Espanyol i rezistoi mjaft mirë ekipit të trajnerit Gerardo Martino. Mirëpo, momenti vendimtar i takimit ishte në minutën e 68-të kur përforcimi i ri Neymar dhuroi një top të bukur në krahun e majtë, ku Sanchez e pati fare të lehta ta dërgonte atë në portë.
11-të pas 12 xhirosh. Lionel Messi luajti gjithë takimin dhe sërish nuk realizoi gol, edhe pse ishte mjaft afër tij me tentimin nga goditja e lirë në minutën e 83-të kur topi përfundoi fare pranë shtyllës.
Por, njësoj si në javët e kaluara, Barcelona fitoi edhe pa gol nga argjentinasi.