“Derbi anglez” për Pau Torres – Man Utd dhe Tottenham e dëshirojnë lojtarin
Manchester United dhe Tottenham janë të interesuar për të nënshkruar me mbrojtësin e Villarrealit, Pau Torres.
Sport
Mbrojtësi, falë paraqitjeve të mira me “Nëndetësen e Verdhë ” këtë sezon, ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha evropiane, ndër to edhe të dy gjigandëve anglezë .
Shuma e ofruar nga “Djajtë e Kuqë ” dhe “Spurs” është 50 milionë euro.
Siç bëhet e ditur nga mediet spanjolle, agjenti i lojtarit do të udhëtojë për në Angli në ditët në vazhdim për të diskutuar në lidhje me lë vizje të lojtarit në ishull.
Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i mbrojtë sit kur dihet se për të është interesuar edhe Barcelona. /Lajmi.net/