Der Klassiker luhet sot në Bundesligë, ndeshja që mund të vendos titullin

Tifozët e futbollit mezi e kanë pritur ditën e sotme.

Sport

26/05/2020 08:26

Kjo për shkak se në Bundesligë do të luhet Der Klassiker, takimi mes Borussia Dortmund dhe Bayern Munich.

Ndeshja e cila mund të vendos edhe fatin e titullin zhvillohet në ‘Sigal Iduan Park’ nga ora 18:30.

Bavarezët kanë një avantazh prej katër pikësh në vendin e parë (61) kundrejt Verdhezinjëve që tubojnë 57 pikë një pozitë më poshtë.

Nga ora 20:30 mund t’i shihni edhe tre ndeshje të tjera: Leverkusen – Wolfsburg, Frankfurt – Freiburg, Werder – Monchengladbach. /Lajmi.net/