Deputetja Vjosa Osmani po e përkrahë projektligjin e qeverisë Mustafa
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani edhe pse kohëve të fundit ka votuar shpesh ndryshe nga linja e partisë së saj, kësaj here kur po bëhet fjalë për ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Kushtetuese, ajo është pro votimit.
Lajme
Ajo sot gjatë kohës kur po hynte në ambientet e Kuvendit, ka folur para gazetarëve, ku edhe ka bërë të ditur qëndrimin e saj në lidhje me votimin e Gjykatës Speciale, votim ky që pritet të bëhet sot në Kuvendin e Kosovës.
Ajo ka pranuar se votimi i Gjykatës Speciale do të parandalojë një skenar shumë të keq dhe se domosdoshmërisht, duhet të votohet kjo gjykatë.
“Lidhja Demokratike e Kosovës ka disponim dhe është e gatshme për ta përkrahur këtë Gjykatë, ndërsa nuk di çka të them për partitë tjera, edhe pse PDK ka pasur ndryshime mendimesh”, ka thënë ajo.
Sipas deputetes Osmani, ende nuk dihet se si do të shkojë e gjithë procedura e votimi, por që sipas saj deputetet kanë te drejt të paraqesin amendamente, por edhe të bëjnë shmangie nga rregullorja. (lajmi.net)