Deputetja e VV-së kërkon nga shqiptarët ta votojnë Blerim Rekën për president të Maqedonisë

Nesër në Maqedoni mbahen zgjedhjet presidenciale.

Lajme

20/04/2019 22:08

Kandidat është edhe një shqiptar, Blerim Reka, shkruan lajmi.net.

E në Kosovë veç se kanë filluar të kërkojnë përkrahje për të.

Këtë e ka bërë edhe deputetja e VV-së përmes një postimi në Facebook.

Ky është postimi i saj:

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, duhet të dalin masovisht nesër në zgjedhje. Ata duhet të dëshmojnë që janë fuqi politike dhe që janë të bashkuar rreth një kandidati të jashtëzakonshëm.

Nesër, jepini mbështetje të fuqishme profesor Blerim Rekës!