Deputetja e LVV: Dinari nuk është temë e dialogut

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni ka thënë sot se çështja e dinarit nuk është temë e dialogut në Bruksel prandaj atje do të shkoj BQK e jo Kurti. Ajo në RTV Dukagjini tha se nëse dinari do ishte temë në dialog, atëherë s’do shkonin përfaqësuesit e BQK-së por vetë Albin Kurti apo Besnik Bislimi.…

Lajme

26/02/2024 18:32

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni ka thënë sot se çështja e dinarit nuk është temë e dialogut në Bruksel prandaj atje do të shkoj BQK e jo Kurti.

Ajo në RTV Dukagjini tha se nëse dinari do ishte temë në dialog, atëherë s’do shkonin përfaqësuesit e BQK-së por vetë Albin Kurti apo Besnik Bislimi.

“Dinari nuk është çështje që do duhej të bëhej temë diskutimi në kuadër të dialogut. Nuk është kthyer, kur në Bruksel BQK flet për këtë çështje, nuk është temë dialogu. Temë dialogu do ishte nëse do shkonte kryeministri apo kryenegociatori”, tha ajo.

Sipas saj një vendim i tillë për ta ndaluar dinarin në praktikë, është dashur të merret shumë më herët.

“Nuk mendoj që Qeveria është ngutur, madje jemi vonuar, sepse një vendim të tillë është dashur ta marrim që kur është shpallur pavarësia, kanë kaluar vite por kemi ardhë deri te momenti i vendimit. Analist të ndryshëm e politikanë të ndryshëm ndërkombëtarë nuk e kanë kontestuar”, tha ajo.

Sipas saj, miqtë ndërkombëtarë duhet të bashkëpunojnë që çështja e dinarit të mos hyjë si temë në dialog.  /Lajmi.net/