Deputetja e Kurtit: Ekzekutimi i pagave të shtatorit, padrejtësi ndaj taksapaguesve

Deputetja e VV-së, Jetmire Vrenezi, me një status në Facebook pak para mesnatës ka sulmuar mësuesit që po kërkojnë pagat e tyre. Ajo me anë të një postimi në Facebook ka thënë se do të ishte e padrejtë ndaj taksapaguesve që mësuesve t’u ekzekutohen pagat nëse ata nuk pajtohen t’i kompensojnë orët e humbura, shkruan…

Lajme

04/10/2022 23:36

Deputetja e VV-së, Jetmire Vrenezi, me një status në Facebook pak para mesnatës ka sulmuar mësuesit që po kërkojnë pagat e tyre.

Ajo me anë të një postimi në Facebook ka thënë se do të ishte e padrejtë ndaj taksapaguesve që mësuesve t’u ekzekutohen pagat nëse ata nuk pajtohen t’i kompensojnë orët e humbura, shkruan lajmi.net.

“Paga e shtatorit e mësimdhënësve, duhet të realizohet vetëm nëse sindikata pajtohet me vendimin e sotëm të ministres Nagavci. Zëvëndësim për orët e humbura dhe paga e shtatorit do të realizohet si avans. Pa këtë kusht, realizimi i pagës do të jetë padrejtësi ndaj taksapaguesve dhe privilegj i padrejtë për mësimdhënësit”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë i Vrenezit:

Të gjithë qytetarët jane taksapagues pa dallim. Edhe mësimdhënësit. Është e padrejtë ndaj taksapaguesve, qytetarëve të këtij vendi që nga taksat e tyre t’u paguhen pagat e shtatorit mësimdhënësve për punën që s’e kanë bërë. Asnjë kategori e shoqërisë nuk është më e privilegjuar se tjetra.

Paga e shtatorit e mësimdhënësve, duhet të realizohet vetëm nëse sindikata pajtohet me vendimin e sotëm të ministres Nagavci. Zëvëndësim për orët e humbura dhe paga e shtatorit do të realizohet si avans. Pa këtë kusht, realizimi i pagës do të jetë padrejtësi ndaj taksapaguesve dhe privilegj i padrejtë për mësimdhënësit. /Lajmi.net/