Deputetja Deliu-Kodra ‘godet’ portalet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovë, Blerta Deliu Kodra ka folur për portalet.

Lajme
Sipas saj, portalet e kanë anën pozitive, por edhe atë negative.
Ajo ka pasur një varg kritika në vendosjen e titujve.
Sipas saj, titujt në portale nuk përkojnë më atë që është në tekst.
“Lajmi i mirë nuk përben lajm. Teknologjia i ka anët negative. Ne klikojmë gjithçka qe për ne është atraksion. E ke titullin ja cka bëri deputetja Deliu, ndërsa lajm është krejtësisht dicka tjetër. Kjo po na dëmton në mase të madhe. Një lajm i keq ta dëmton imazhin, por edhe subjektin. Jemi shndërruar në robot. Çështja e portaleve duhet të rregullohet”, ka thënë deputetja Deliu. /Gazeta Tribuna