Deputetja britanike, Kearns: E tmerruar, BE-ja kërcënon Kosovën sërish me masa nëse Ura e Ibrit rihapet
Deputetja nga Britania e Madhe, Alicia Kearns ka reaguar ndaj paralajmërimeve të Bashkimit Evropian për masa të reja nëse Qeveria e Kosovës vepron njëanshëm duke hapur Urën e Ibrit. Deputetja britanike është shprehur e shqetësuar për kërcënimet e BE-së ndaj Kosovës, duke theksuar se marrëveshja është nënshkruar në vitin 2015 me afatin e zbatimit në…

Lajme
Deputetja nga Britania e Madhe, Alicia Kearns ka reaguar ndaj paralajmërimeve të Bashkimit Evropian për masa të reja nëse Qeveria e Kosovës vepron njëanshëm duke hapur Urën e Ibrit.
Deputetja britanike është shprehur e shqetësuar për kërcënimet e BE-së ndaj Kosovës, duke theksuar se marrëveshja është nënshkruar në vitin 2015 me afatin e zbatimit në vitin 2017. Ajo po ashtu ka pyetur pse kjo marrëveshje trajtohet ndryshe nga të tjerat që Bashkimi Evropian i ka imponuar Kosovës.
Ajo në një postim në platformën X, ka kërkuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe ekipi i ri i BE-së që të bëjnë të qartë se mbështesin ndërtimin e urave në Kosovë, dhe jo bllokimet e rrugëve dhe ndarjen.
Kearns po ashtu ka thënë se BE-ja ende nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim kuptimplotë kundër Serbisë, pavarësisht provave të shumta që lidhin Milan Radoiciqin dhe sulmuesit e Banjskës me shtetin serb
“E tmerruar kur shoh se BE-ja kërcënon Kosovën me masa të mëtejshme negative nëse Ura e Ibrit rihapet. Kjo është rënë dakord në vitin 2015 me datë zbatimi në vitin 2017 – pse është e ndryshme nga marrëveshjet e tjera të mëparshme që BE-ja e detyron Kosovën të mbajë? Qeveria e re e Mbretërisë së Bashkuar dhe ekipi i ri i BE-së duhet të bëjnë të qartë se mbështesin ndërtimin e urave në Kosovë, jo bllokimet e rrugëve dhe ndarjen. BE-ja ende nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim kuptimplotë kundër Serbisë, pavarësisht provave të shumta që lidhin Milan Radoiciqin dhe sulmuesit e Banjskës me shtetin serb”, ka shkruar Kearns.
Më tej ajo ka thënë se “të ndëshkosh Kosovën për hapjen e një ure, duke injoruar Banjskën, sugjeron se vetë procesi është thellësisht i padrejtë dhe ka nevojë për reforma urgjente”.
Appalled to see the EU threaten Kosovo with further negative measures should Ibar Bridge reopen.
This was agreed in 2015 with an implementation date of 2017 – why is it different to the other previous agreements EU is forcing Kosovo to uphold?
The new UK Govt and new EU team…
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) August 15, 2024