Deputeti shqiptar në Mal të Zi: Të gjitha gjasat janë që sonte do votohet fundi i qeverisë së Abazoviqit
Deputeti shqiptar në Mal të Zi, Genci Nimanbegu, ka thënë se me shumë gjasa sonte do të votohet mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së Dritan Abazoviqit në Mal të Zi. “Të gjitha gjasat janë që sonte do votohet fundi i qeverisë së Abazoviqit dhe sigurisht priten mandej negociata se në çfarë forme do të ecë…

Lajme
Deputeti shqiptar në Mal të Zi, Genci Nimanbegu, ka thënë se me shumë gjasa sonte do të votohet mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së Dritan Abazoviqit në Mal të Zi.
“Të gjitha gjasat janë që sonte do votohet fundi i qeverisë së Abazoviqit dhe sigurisht priten mandej negociata se në çfarë forme do të ecë qeverisja e ardhshme. I gjithë debati është duke ecur në atë drejtim. Edhe vetë Abazoviq si duket është i përgatitur pasi që është duke përmendur se 51 deputetë do të votojnë këtë mocion”, tha Nimanbegu në Klan Kosova.