Deputeti Nait Hasani lirohet nga akuza për mosdeklarim të pasurisë

Deputeti i Partisë Demokratike në Parlamentit të Kosovës, Nait Hasani, të mërkurën është liruar nga akuza për mosdeklarim të pasurisë. 

Lajme

14/01/2015 10:57

 Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj ka konfirmuar se Hasani është liruar nga akuza, pasi që është konstatuar se nuk ka kryer vepër penale, raporton PrizrenPress

“Gjykata me aktgjykimin e saj lirojë nga akuza të akuzuarin Nait Hasani, për shkak të veprës penale të theksuar më lartë me arsyetimin se nuk është vërtetuar se i akuzuari ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet”, tha Kicaj.

“Nga provat e administruara në këtë çështje penale, Gjykata erdhi në përfundim se gjatë deklarimit të pasurisë nga i akuzuari janë bërë lëshime teknike e jo që është bërë ndonjë fshehje apo mos raportim korrekt i pasurisë me dashje direkte, ashtu si e kërkon dhe vepra penale për të cilën akuzohet”.

“Të hyrat financiare të pjesës së padeklaruar janë pranuar në emër të pagës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe atë në llogari të tij të ligjshme bankare, ku dhe nuk ekziston dashja për kryerjen e kësaj vepre penale”, tha Kicaj.