Deputeti i VV-së: Radojiçiq ose po do të martirizohet, ose të arrestohet

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj ka komentuar videon e kriminelit serb, Milan Radojiçiq në të cilën ai jep një mesazh dhe pretendon të ketë hyrë në Kosovë.

Lajme

06/07/2022 14:36

Me anë të një postimi në Facebook, Rexhaj ka thënë se Radojiçiq po do “ose të martirizohet, ose të arrestohet”, shkruan lajmi.net.

Ai thotë se Radojiçiq gjithashtu mund të nis një kryengritje të serbëve ku ai përjeton martirizimin apo arrestimin.

“Ky ose po don të martirizohet, ose të arrestohet, ose të nis kryengritje të serbëve ku ai e përjeton një nga dy të parat”, tha ai. /Lajmi.net/