Deputeti i VV-së për marrëveshjen: Kosova fitoi, nuk humbi

Deputeti LVV-së Arbër Rexhaj duke komentuar marrëveshjen e fundit për targat të arritur në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë ka deklaruar, se Kosova ka dalur fituese nga kjo marrëveshje. Rexhaj ka treguar arsyet se përse Kosova ka fituar por edhe ka kritikuar opozitën duke thënë se ata “zgërdhiheshin, kur qeveria arriti të ndal referendumin…

Lajme

24/11/2022 22:13

Deputeti LVV-së Arbër Rexhaj duke komentuar marrëveshjen e fundit për targat të arritur në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë ka deklaruar, se Kosova ka dalur fituese nga kjo marrëveshje.

Rexhaj ka treguar arsyet se përse Kosova ka fituar por edhe ka kritikuar opozitën duke thënë se ata “zgërdhiheshin, kur qeveria arriti të ndal referendumin e Serbisë në Kosovë”.

“Unë mendoj që ka fituar Kosova, nuk humbi Kosova. Pse fitoj Kosova? Sepse prej që kemi ardhur në Qeveri ne kemi arritur kur të tjerët dërdëllisnin dhe zgërdhiheshin në aspektin ironik, kemi arritur me ndal referendumin, me zbatu qarkullimin e lirë”, tha ai.

“Fitoi Kosova sepse në aspektin teknik, kemi një pezullim të prodhimit të targave, sigurisht ato nuk do të jenë në periudha të gjata të përjetshme kanë afatë skadencë dhe sigurisht kur ju kalon afati i skadences ato do të regjistrohen RKS.”, ka deklaruar Rexhaj.