Deputeti i VV-së: Në Merdare, doganierët kosovarë dhe atë serbë s’kanë as komunikim zyrtar
Vetëvendosje po aludon se marrëveshja Kosovë-Serbi për kontrollet e përbashkëta në pikën kufitare të Merdares nuk po zbatohet.

Lajme
Me anë të një postimi në Facebook, deputeti i kësaj partie, Mefail Bajqinovci, ka thënë se në vizitën që ka pasur në Merdare, ka vërejtur se pala kosovare dhe ajo serbe nuk kanë kontrolle të përbashkëta, shkruan lajmi.net.
Madje sipas tij, aty nuk ka as komunikim zyrtar.
Siç thotë ai, objekti i kontrollit të Serbisë është vendosur në territorin e Kosovës.
Postimi i plotë:
Pa kontrolle të përbashkëta,
Pa komunikim zyrtar,
Vetëm objektin e Kontrollit të Serbisë në territorin e Kosovës,Ky është IBM mes Kosovës e Serbisë
Gjatë vizitës së komisionit pēr komisionit për siguri dhe mbrojtje në pikën kufitare “Merdare”. /Lajmi.net/