Deputeti i VV-së: LDK s’i ka hequr vijat e kuqe ndaj PDK-së, sepse ato s’i ka pasur kurrë

Vetëvendosje ka reaguar pasi që kreu i LDK-së, Isa Mustafa tha se partia e tij do të heq vijat e kuqe ndaj PDK-së.

Lajme

26/09/2020 18:48

Deputeti i partisë së Kurtit, Fitim Haziri, me anë të një postimi në Facebook është shprehur se LDK nuk i ka hequr vijat e kuqe ndaj PDK-së, pasi që sipas tij ato nuk i ka pasur të vendosura kurrë, shkruan lajmi.net.

Siç është shprehur ai, çdoherë afër LDK-së ka qenë edhe PDK.

Postimi i plotë:

Lidhja Demokratike nuk i ka hequr vijat e kuqe ndaj PDK-së, sepse nuk kanë ekzistuar asnjëherë. Në secilin mandat që LDK ka qenë pjesë e Qeverisë, afër saj ka qenë edhe PDK. Sepse janë të njejtë në trajtimin e shtetit, parasë publike e mentalitetit qeverisës. Vijë të kuqe, LDK nuk ka pasur për asgjë. Çkado që kanë thënë nuk e bëjmë, e kanë bërë.

Shumica dërmuese e vendimeve të tyre, kanë qenë në kundërshtim me premtimet ndaj elektoratit. Për më keq, shumica prej veprimeve të tyre, kanë qenë në dëm të qytetarëve e për përfitime personale – ashtu siç po tentojnë ta bëjnë riformatimin e qeverisë. Zullumi këputet duke u trashur, dijeni. /Lajmi.net/