Deputeti i Vetëvendosjes: PSD po shikon kujt t’i shitet

Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, i është kundërpërgjigjur Partisë Socialdemokrate, e krijuar nga ish-bashkëpartiakët e tij. Sipas Aliut, Vetëvendosje që ka dalja e grupit të PSD’së është rritur, ndërsa partia e Shpend Ahmetit, sipas Aliut, po provon t’i bashkohet të tjerëve, pasi e kanë parë se nuk e kalojnë pragun zgjedhor.

Lajme

16/10/2018 14:30

Liburn Aliu i është kundërpërgjigjur Partisë Socialdemokrate, e krijuar nga ish-bashkëpartiakët e tij.

“Eksponentë të atyre që u larguan nga VV, po thonë se protesta ishte vetëm për një njeri, për Albinin. Në fakt, ky është vajtimi i tyre për planin që u ka dështuar. Ata kanë menduar që TË GJITHË do të dalin nga VETËVENDOSJE! dhe, siç edhe kanë thënë, “Albini do të mbetet vetëm, si Adem Demaçi, pa organizatë! E kundërta ndodhi’”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Deputeti i Vetëvendosjes thotë se PSD u ka hyrë pazareve për një koalicion parazgjedhor dhe po shikojnë se ‘ku mund të shiten’.

“Mbështetja për VV vetëm sa është rritur kurse ata janë në pazar – kujt do t’i shiten për koalicion parazgjedhor meqë nuk e kalojnë dot as gjysëm pragu. Këtë vit nga VV kanë dalur rreth 40 anëtarë të vjetër (me ndonjë përjashtim prej vullnetari, të gjithë këta paguheshin me rroga), mirëpo kanë ardhur mbi 4.300 anëtarë të rinj dhe sot VV i ka mbi 35 mijë anëtarë gjithsejt. Ashtu siç pak kujt ia ka marrë mendja, dalja e atyre që shkuan ishte me bereqet për neve”, thuhet më tutje në postimin e Aliut. /Lajmi.net/