Deputeti i vet i kërkon Johnsonit të dorëhiqet: Në emër të Zotit, shko!

Vetë deputeti i partisë së Boris Johnson, David Davis, i ka bërë thirrje në mënyrë dramatike që ai të japë dorëheqje.

Bota

19/01/2022 19:38

Derisa po i parashtroheshin pyetje kryeministrit, ai tha se udhëheqësit pritet të marrin përgjegjësi për veprimet e veta.

“Në emër të Zotit, shko!”, i tha veterani konservator.

“Pres që udhëheqësit e mi të marrin përgjegjësi për veprimet që i bëjnë. Dje, ai bëri të kundërtën”, tha Davis në mes tjerash.

https://www.bbc.com/news/av/uk-politics-60054294