Deputeti i PSD-së: Nëse vazhdon përplasja MASHT-SBASHK, kompensimi i orëve s’do të ketë efekt

Deputeti i PSD-së, Driton Çaushi ka thënë se Komisioni për Arsim, në Kuvendin e Kosovës ka tentuar të bëjë një ndërmjetësim në mënyrë që dëmi ndaj nxënëse të jetë sa më i vogël nga greva e SBASHK-ut.

Lajme

18/03/2019 23:39

Çaushi ka thënë se edhe nëse orët mësimore do të kompensohen nuk do të ulet pesha që greva ka pasur, pasi sipas tij tashmë kërkesat e SBAShK-ut së paku zyrtarisht janë plotësuar.

Ai ka thënë se si Komision kanë qenë të kënaqur që SBAShK-u ka pranuar që së paku moralisht të kompensohen orët dhe të mos dëmtohen nxënësit.

“Për mua nuk është shumë problematike që kundërshtimi i SBAShK-ut për të kompensuar orët nuk ka të bëjë me përmbajtjen, por me tërheqjen e një vendimi”, tha ai në RTV Dukagjini.

Deputeti i PSD-së ka thënë se ndjehet më optimist se para mbledhjes së Komisionit parlamentar për Arsim…, pasi problemi me SHBAShK-un ka të bëjë me çështje morale e jo me ato ligjore sa i përket zëvendësimit të orëve të humbura mësimore”.

“Nëse vazhdon ky kontestim për zëvendësimin e orëve, kompensimi më nuk do të ketë efekt…Ne e dimë që edhe kompensimi nuk do të ketë efektin sikurse të mbaheshin orët në kohë të rregullt”, tha Çaushi.