Deputeti i PSD-së mirëpret vendimin e Qeverisë për taksë, kërkon edhe masa tjera

Deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu, ka reaguar pas taksës së vënë nga Qeveria e Kosovës prej 100 për qind për mallrat me prejardhje nga Serbia.

Lajme

21/11/2018 15:58

Përmes një postimi në Facebook, Sejdiu ka thënë se vendimi në fjalë është i duhuri.

Sipas tij, ky vendim duhet të shoqërohet edhe me masa tjera të reciprocitetit.

Ky është postimi i plotë i Sejdiut në Facebook:

“Vendimi i sotëm i Qeverisë së Republikës së Kosovës, që taksa për produktet e Serbisë të ngrihet nga 10 në 100 për qind është i duhuri!

Ndonëse i vonuar, ky vendim duhet të shoqërohet edhe me masa të tjera, drejt ndërtimit të reciprocitetit të plotë në marrëdheniet tona të jashtme. Kosova duhet të sillet si shtet dhe në mënyrë të barabartë me të tjerët, përfshirë edhe Serbinë.

Vetëm kësisoj mund të ndërtojmë paqen afatgjate, fqinjësi të mirë, zhvillim të përbashkët dhe barazi midis popujve”./Lajmi.net/