Deputeti i Levicës i shqetësuar me formimin e qeverisë së re dhe forcës së shqiptarëve

Dimitar Apasiev, deputet i partisë “E Majta”, kritikoi përbërjen e qeverisë, respektivisht numrin e madh të ministrave shqiptarë, që sipas tij, flet për tendencën për “shqiptarizimin e Maqedonisë”.

Lajme

17/01/2022 08:09

“11 poste ministrore për maqedonasit dhe 10 për shqiptarët. Pra, kjo është një tirani kornizë, një gjysmë protektorat, një shtet paralel në një shtet ku të rinjtë maqedonas dhe shqiptarë nuk komunikojnë, mosrespektimi i himnit, gjuhës, kurse Bujar Osmani (Ministri i Punëve të Jashtme) duhet të ketë kujdes se çfarë bën me Bullgarinë”, deklaroi Apasiev.

Ndryshe, sot u votua me 62 vota për Qeveria e re në Maqedoni të Veriut.

Mandatari për formimin e qeverisë së re, Dimitar Kovaçevski në fjalimin e tij para deputetëve tha se ka plan konkrete për zhvillimin e vendit dhe se puna e Qeverisë së re do të përqendrohet në tri prioritete: përballjen me krizën energjetike, pandeminë e koronavirusit, rritjen e standardit jetësor të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe realizimin e investimeve strategjike.

Ai tha se qeveria do të angazhohet seriozisht edhe për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, por përjashtoi çdo mundësi që të bisedohet edhe për çështjet që kanë të bëjnë me identitetin. Kovaçevski hodhi poshtë edhe kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme.

Ai në postin e kreut të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut do të zëvendësojë ish-kryeministrin Zoran Zaev, i cili dha dorëheqjen për shkak të disfatës së LSDM-së në zgjedhjet lokale, që u mbajtën më 31 tetor të vitit 2021.