Deputeti i LDK-së thotë se edhe dy javë Kuvendi fillon punën

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Haxhi Avdyli ka shkruar se edhe dy javë Kuvendi fillon me punën.

Lajme

09/12/2019 15:13

Përmes një shkrimi në Facebook, pas regjistrimit si deputet në Kuvend të Kosovës, Avdyli thotë se i presin sfida të reja, e se janë optimist në tejkalimin e çdo pengesë drejt suksesit, përcjell lajmi.net.

Ndryshe, sot ka nisur regjistrimi i deputetëve të rinj të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Prizren, Suharekë, Istog, pas regjistrimit si deputetë. Tani edhe 2 javë ndajnë, kur Kuvendi fillon me punën, ku na presin sfida të mëdha. Jemi zgjedhur për të gjetur zgjidhje për sfidat dhe për ti dhënë udhë proceseve. Optimistë në tejkalimin e çdo pengese, drejt suksesit. /Lajmi.net/