Deputeti i LDK-së: Boll ma, bëjeni më atë marrëveshje të koalicionit

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli po thotë se nëse dështon koalicioni me VV-në, atëherë këto dy parti do të gjykohen si të paafta.

Lajme

18/01/2020 19:16

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se është e drejtë kur thuhet se vullneti qytetar duhet të jetë mbi të gjitha interesat tjera, shkruan lajmi.net.

Ai ka bërë thirrje që të bëhet sa më shpejtë marrëveshja mes VV-së e LDK-së, ngase siç thotë ai, u votua për ndryshim të gjendjes në Kosovë.

Postimi i plotë:

Nëse koalicioni LDK-VV dështon, per të cilin të gjithë ne të votuarit e LDK-së por edhe të VV-së jemi zotuar para secilit qytetar që na besoi, atëherë do gjykohemi si të paaftë, interesgjinj, e cikrrimtarë jo të denjë për të materializuar vullnetin për ndryshim. Me te drejtë, Vjosa Osmani, vazhdimisht thekson se vullneti qytetar duhet te jete mbi te gjitha, sepse 206.000 votuesit tanë , votuan për ne duke BESUAR në ndryshim, e kundër keqqeverisjes së PAN-it. Çdo kush që mendon ta tjetërsoi këtë BESIM, sdo lejohet, as nga ne e as nga ata 206.000 votues. Sdo lejojmë ta vrasim shpresën e të na gjykoi historia që ne heshtëm kur dikush na tjetërsoi votën. Koalicioni i territ ,edhe mund bëhet duke shkelur mbi heshtjen e mosveprimin tonë, ndoshta edhe për disa minuta bëjnë marrëveshje për pushtet, por ka ardhë koha me thënë të gjithë ne BOLL MA. Bëne më atë marrëveshje të koalicionit VV-LDK , e tejkaloni interesat e matura me miligram, sepse shteti e Kosova është mbi ne. Sepse ne u votuam për ndryshim të gjendjes, e jo vazhdim të amullisë. /Lajmi.net/