Deputeti i AAK-së për taksën në Prishtinë: Ata që mendojnë se kufiri është te hekurudha e kanë gabim

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, ka dalur kundër propozimit të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit për taksën për hyrje në kryeqytet me vetura.

Lajme

20/10/2020 10:49

Përmes një postimi në Facebook, Syla e ka quajtur përrallë idenë e Ahmetit. Derisa  shton se Kosova nuk mund t’i përshtatet mënyrës së jetesës së individëve të caktuar.

Postimi i plotë:

Të gjithë ata që mendojnë se Kosova duhet t’i përshtatet mënyrës së jetesës së tyre, e kanë gabim.

Në çdo variant më mirë është që ata të provojnë të gjejnë veten në shtete tjera, aty ku ndihen më së miri, qoftë ata që e duan Londrën, qoftë ata që mendojnë se kufiri është te hekurudha.

Vendi jonë nuk është eksperiment.
Populli nuk mund t’i durojë këto përralla.
Edhe ashtu, fukarallëku është në kulm.
Nuk ua kemi borxh këto. /Lajmi.net/