Deputeti i AAK-së e viktimizon shefin e partisë: E mbështetën për muri për taksën

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj ka folur për çështjen e taksës, si temë të partive politike.

Lajme

14/08/2019 13:46

Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është lajm i mirë ripozicionimi i partive politike karshi taksës, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, Haradinajn e kishin mbështetur me shpatulla për muri për heqjen e taksës.

Ky është postimi i tij në Facebook:

KREJT PRO TAKSËS

Po me pyesin a është kalkulim politik që tash të gjitha partitë janë kundër heqjes së taksës!!!

Nuk mund të flas për kalkulimet e të tjerëve. Por e konsideroj lajm të mirë ripozicionimin e partive politike në raport me taksën. Kjo është një ogur i mirë dhe më flet bukur shumë se qëndrimi i pakompromis i Kryeministrit Haradinaj, as për ta konsideruar heqjen e taksës, paska qenë i drejtë.

Është për keqardhje që Kryeministri Haradinaj, nuk u mbështet kur e kishin mbështetur me shpatulla për muri me kerkesë heqjen e taksës, por më mirë vonë se kurrë!

S’ka problem, kush të mbërrinë le t’i marrë meritat.

Për neve si Aleancë, rëndësi ka qe të ketë unitet për tema nacionale dhe njëra prej tyre është edhe taksa!

Po duket që në Kosovë, vonë boll, por megjithatë po arrihet koncenzusi për taksën.
Tash ka mbetur veç Edi Rama pa u deklaru, e shumë i ka pas dhënë zjarr me e pezullu këtë taksë!!!. /Lajmi.net/