Deputeti gjerman: Dhuna në veri më solli në Kosovë

Deputeti gjerman, Peter Beyer, ka thënë se situata në veri e ka shtyrë që të vjen sërish në Prishtinë. Beyer, theksoi se ka biseduar me shumë persona për situatën që është duke mbretëruar në veri të vendit. “Po është e vërtetë, jam rikthyer në Kosovë, këtë herë është një vendim spontan që e mora. Dhuna…

Lajme

02/06/2023 23:50

Deputeti gjerman, Peter Beyer, ka thënë se situata në veri e ka shtyrë që të vjen sërish në Prishtinë.

Beyer, theksoi se ka biseduar me shumë persona për situatën që është duke mbretëruar në veri të vendit.

“Po është e vërtetë, jam rikthyer në Kosovë, këtë herë është një vendim spontan që e mora. Dhuna në veri më shtyu që spontanisht të vije në Prishtinë për të biseduar me shumë persona për zhvillimet në veri”, tha Beyer në Klan Kosova.

“Nuk do të duhej të mendonim dhe të diskutonim me kategoritë e drejtimit të gishtit dhe kënd duhej fajësuar në pikëvështrimin e dhunës, dhe lëndimin goxha të rënda të ushtarëve të KFOR-it gjatë dhunës në veri”.