Deputeti Ferati fton partinë e tij që të heq dorë nga pozita e kryeparlamentarit

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Sadri Ferati u ka bërë thirrje të gjithë liderëve politikë të heqin dorë nga ambiciet e tyre maksimale dhe të gjejnë një zgjidhje për të dalë nga ngërçi politik.

Lajme

26/09/2014 10:34

Në një intervistë për gazetën Epoka e Re, ai ka thënë se të dy blloqet duhet të ulën dhe të flasin me gjuhën reale për tejkalimin e krizës.

Ferati ka thënë se partitë e bllokut LDK-AAK-Nisma dhe VV duhet ta shikojnë mundësin nëse mund ta marrin postin e kryetarit të Kuvendit, përndryshe duhet të heqin dorë dhe të fokusohen në formimin e qeverisë.

Deputeti i LDK-së është shprehur kundër rishikimit të marrëveshjes me AAK-në dhe Nismën.

Duke folur për mundësinë e një koalicioni ndërmjet dy partive të mëdha PDK-LDK, Ferati ka thënë se në ketë kohë ky koalicion është i pamundur.