Deputeti ekstremist holandez: Ndaleni Islamin, ndaleni Ramazanin

Deputeti holandez i së djathtës ekstreme, Geert Wilders, ka marrë edhe një herë vëmendje me një postim kundër Islamit. Ai kësaj radhe ishte shumë i drejtpërdrejtë: Ndaleni Islamin. Ndaleni Ramazanin.

Bota

14/04/2021 12:45

Wilders është kryetar i Partisë së Lirisë, por duket se praktikimin e fesë nuk e njeh si liri themelore të njeriut. Ai është deputet në Dhomën e Përfaqësuesve (Tweede Kamer).

Ai njihet më së shumti për kundërshtimin e Islamit dhe të Bashkimit Evropian.

Qëndrimet e tij e kanë bërë figurë kundërthënëse në Holandë dhe jashtë saj. Që nga viti 2004, Wilders ruhet nga truproja të armatosura.