Deputeti Berisha: Të vihet para drejtësisë i moshuari që keqtrajtoi të miturin (Video)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësues i komunitetit Egjiptian të Kosovës, Veton Berisha, ka reaguar për keqtrajtimin e një të mituri nga një i moshuar, ku ky i fundit përdori dhunë ndaj të miturit, ditë më parë në Prishtinë.

Lajme

28/01/2016 09:35

Berisha  shpreh shqetësimin e tij pasi thotë se me aq sa është i informuar orgnanet e drejtësisë nuk kanë vepruar sipas detyrës zyrtare në identifikimin dhe arrestimin e kryersit të kësaj vepre, raporton lajmi.net.

12541126_10154012543201282_929275327548841139_n

“Duke qenë të vetëdishëm për ekzistimin e elementeve të veprës penale kërkoj nga organet e ndjekjes që të identifikohet përsoni në fjalë dhe të sqarohen rrethanat e ngjarjes dhe të vëhet drejtësi mbi këtë rast
shume prekës”, tha ai./lajmi.net.

Ky është reagimi i tij:

Reagim ndaj veprimeve të një
moshuari i cili rrah një lypsar minoritar në Prishtinë

Më lejoni që përmes kësaj komunikate për media të shpreh shqetësimin
tim për sjelljet e një të moshuari “Intelektual” i cili dy ditë më
parë në mes të Prishtinës në mes të ditës pa asnjë kontroll hynë në
konflikt dhe rrah një të mitur lypsar e sic duket nga video është një
mitur nga komunitet Rom , Ashkali apo Egjiptian . Këto pamje e
tregojnë sjelljen e këtij të moshuari i cili pas asnjë mëshirë e
keqtrajton një të mitur të varfër. Duke mos i ditur arsyet e këtij
konflikti , vetë palët në konflikt dhe pamjet e gjiruara nga një
kalimtar i rastit e tregojnë se sa agresiv ishte kryersi i veprës
penale ndaj viktimës!!! Pamja e kësaj ngjarje të shpërndarë në rrjetet
sociale vërtetë kishte treguar indinjat të thellë tek secili qytetar i
Kosovës .

Me anë të këtij reagimi për media , unë shpreh shqetësimin tim për aq
sa jam informuar për mosveprimin organeve të drejtësisë sipas detyrës
zyrtare në identifikimin dhe arrestimin e kryersit të kësaj vepre
penale. Sic dihet kjo vepër penale parashihet me nenin Neni 187 pika
1 dhe 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës i cili thot: Pika 1.
Kushdo që me dashje përdor forcën ndaj personit tjetër, pa pëlqimin e
atij personi, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet, dhe
Pika 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet ndaj
viktimës së ndjeshme, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj
deri në tre (3) vjet.

Duke qenë të vetëdishëm për ekzistimin e elementeve të veprës penale
kërkoj nga organet e ndjekjes që të identifikohet përsoni në fjalë dhe
të sqarohen rrethanat e ngjarjes dhe të vëhet drejtësi mbi këtë rast
shume prekës .

Gjithashtu më lëjoni të faleminderoj të gjithë ata qytetar që reaguan
menjëherë në mënyrën më të ndershme të mundshme dhe duke e parandaluar
vazhdimin e ushtrimit të dhunës ndaj këtij të mituri lypsar.

Uroj dhe lutemi që një herë e përgjithmonë këto sjellje të shprehura
në këtë rast mos të jenë të përseritshme.

P.S. Linku ku mundë të shiqoni videos të cilës unë i referohem :

https://www.facebook.com/PrishtinaCapitalCity/videos/vb.109400702476968/914779888605708/?type=2&theater