Deputetët shkojnë në pauzë, rikthehen në ora 15:00

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkuar në pauzë.

Lajme

28/04/2022 14:22

Seanca e cila po zhvillohet nga ora 10:00 , pritet të vazhdojë pas orës 15:00.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës pati zhvillime të shumta, ndër to edhe zhurma e përplasje në mes të deputetëve.

Si fillim debati u fokusua tek raportimi mbi skandalin financiar të ambasadorit të Kosovës në Slloveni, Martin Berishaj.

Pas kësaj, deputetët diskutuan edhe për Komisionin Hetimor Parlamentar, ku ndër të tjerash opozita theksoi se ky komision do të formohet, pavarësisht kundërshtimit të pozitës./Lajmi.net/