Deputetët që e siguruan ulësen e Kuvendit për herë të parë në shkurt, a do të kandidojnë përsëri?
Viti 2025 do të mbahet mend në historinë e Kosovës, si vit i zgjedhjeve. Dy palë zgjedhje nacionale dhe dy palë zgjedhje lokale, duke llogaritur edhe balotazhin, transemton lajmi.net. Zgjedhjet e para nacionale u mbajtën me 9 shkurt, ku shumë deputetë e siguruan ulësen për herën e parë. Por, përkundër që kaluan disa muaj, Kuvendi…
Lajme
Viti 2025 do të mbahet mend në historinë e Kosovës, si vit i zgjedhjeve.
Dy palë zgjedhje nacionale dhe dy palë zgjedhje lokale, duke llogaritur edhe balotazhin, transemton lajmi.net.
Zgjedhjet e para nacionale u mbajtën me 9 shkurt, ku shumë deputetë e siguruan ulësen për herën e parë.
Por, përkundër që kaluan disa muaj, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të formoi qeverinë e re, duke detyruar presidenten e vendit, Vjosa Osmani që të shpërndaj Kuvendin dhe të shpall zgjedhjet e reja me 28 dhjetor.
A do të kandidojnë përsëri deputetët që u zgjodhën për herë të parë në muajin shkurt?
Ish-deputeti i PDK-së, Artan Behrami në një përgjigje për lajmi.net e ka konfirmuar se do të jetë përsëri kandidat për deputet.
Edhe ish-deputeti i LDK-së, Paris Guri do të jetë përsëri kandidat, këtë e ka konfirmuar për lajmi.net.
Kurse, ish-deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj u rikthye në Kuvend me 9 shkurt. Ai me anë të një postimi në Facebook e ka konfirmuar se do të jetë përsëri kandidat.
Listat për deputet nuk pritet të kenë ndryshime të mëdha, partitë pritet t’i rikandidojnë shumicën e kandidatëve. /lajmi.net/