Deputetët në siklet nga gazetarja
Emisioni 'Vikend' ka realizuar një emision me deputetët e Kuvendit të Kosovës. Gazetarja e këtij emisioni ka zgjedhur që kësaj radhe intervistat me deputetët t’i bëjë në heshtje, duke i vënë në siklet deputetet. E gazetarja veç ka buzëqeshur para tyre.
![](https://lajmi.net/wp-content/themes/lajmi.net/dist/images/default_d277e734.jpg)
Lajme
Emisioni “Vikend” ka realizuar një emision të posaçëm me deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Gazetarja e këtij emisioni ka zgjedhur që kësaj radhe intervistat me deputetët t’i bëjë në heshtje.
Ajo ua ka zënë pritën atyre, pak para fillimit të seancës së Kuvendit, duke ua vendosur mikrofonin sapo ata kanë shkelur në oborrin e këtij institucioni, por pa ju drejtuar pyetje.
Deputetët e pa mësuar me situata të tilla janë ndier në siklet dhe shumica prej tyre nuk kanë ditur si t’i përgjigjen gazetares së këtij emisioni, e cila ka qëndruar para tyre gjatë tërë kohës e buzëqeshur.
Para se të nis realizimin e intervistave të heshtura me deputetë, ajo ka bërë një stand up para Kuvendit, të cilin po ua sjellim më poshtë edhe të transkriptuar.
“Gjendemi këtu para Kuvendit të Kosovës. Deputetët janë përfaqësuesit e popullit. Ata duhet ta dëgjojnë edhe zërin e brendshëm të popullit edhe kur ky zë nuk dëgjohet fare”.
“Ne kemi ardhur sot këtu që t’i intervistojmë deputetët në heshtje pasi që thuhet se edhe heshtja flet shumë”.
“Politikanët janë mësuar, pra edhe deputetët, që kur i bëjnë intervistat e shumta pyetjet ua dërgojnë vetë gazetarëve. Neve nuk na kanë dërguar asnjë pyetje, kështu që kemi mbetur pa pyetje”.
“Le ta kuptojnë edhe ata si është të gjendesh në pozitën e popullit kur askush nuk të pyet asgjë”.