Deputetët kritikojnë kryeministrin, Britania po bën ‘luftë modeste’ kundër ISIS-it

Deputetët e Mbretërisë së Bashkuar kanë kritikuar qeverinë e kryeministrit David Cameron për rolin “modest” në luftën kundër ekstremistëve të “Shtetit Islamik”, duke kërkuar që Britania e Madhe të hartojë strategji të qartë kundër organizatave terroriste në Lindjen e Mesme.

Bota

05/02/2015 10:08

Komiteti i Mbrojtjes në parlamentin britanik ka bërë të ditur se Mbretëria e Bashkuar ka kryer vetëm 6 për qind të sulmeve ajrore të koalicionit kundër grupit xhihadist në Siri dhe Irak.

Ky komitet është shprehur i befasuar nga këto shifra dhe thellësisht i shqetësuar për mungesën e një strategjie të mirëfilltë të Londrës zyrtare për të luftuar “Shtetin Islamik”, njofton BBC, raporton lajmi.net.

Në raportin e këtij komisioni thuhet se Siri a dhe Iraku jetojnë në “makthin” e pushtimit të mëtutjeshëm nga ky shtet xhihadistë, i cili tashmë ka vënë nën kontroll zona të mëdha të të dyja këtyre dy vendeve, ka vrarë mijëra civilë dhe ka ekzekutuar me prerje koke edhe pengje britanike.

Sipas këtij raporti, “Shteti Islamik” është kërcënimi më i madh për sigurinë ndërkombëtare që ka dalë deri më tani nga Lindja e Mesme, dhe se qeveria britanike ka dështuar për të përcaktuar një strategji të qartë ushtarake dhe të luaj një rol më të madh në luftimin e këtij grupi militantësh që thirren në emër të Zotit.  

Britania me avionë “RAF” filloi në shtator kryerjen e misioneve luftarake kundër caqeve të “Shtetit Islamik” mbi Irakun. Angazhimi ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar përfshin tetë avionëve “tornado”, një dronë “reaper”, një avionë transportues dhe tjetër – shkatërrues të mbrojtjes ajrore.

Kryetari i Komitetit të Mbrojtjes, Rory Stewart, ka thënë se “Shteti Islamik” ka vrarë mijëra civilë, ka zhvendosur miliona njerëz, është destabilizues dhe kërcënon shtetet fqinje, është strehë e sigurt për rreth 20 mijë luftëtarë të huaj, të dedikuar edhe për një fushatë terroriste ndërkombëtare, dhe prandaj, sipas tij, Britania duhet të ketë strategji të qartë për të luftuar këtë të ashtuquajtur shtet. /lajmi.net/