Deputetet e PDK-së vendosin flamurin e UÇK-së në Kuvend

Kuvendi mbajti seancën solemne për 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Lajme

17/02/2020 11:33

Deputetet Ganimete Musliu dhe Evgjeli Thaçi para fillimit të seancës solemne kanë vendosur flamurin e UÇK-së në Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kjo për t’iu kundërpërgjigjur nënkryetares së Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, e cila shpërndau një citat të një “analisti” serb i cili, sipas atij citati, thoshte se “Albin Kurti s’ka dosje kriminale nga koha e UÇK-së”.