Deputetët e PDK-së që kanë votuar Rezolutën e opozitës

Edhe pse nuk kaloi në Kuvend mocioni i partive opozitare, për ta futur si pikë të parë të rendit të ditës, miratimin e Rezolutës së Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me krimet e kryera nga Serbia gjatë viteve 1998-1999, ka deputetë nga PDK-ja që votuan PËR të.

Lajme

03/08/2015 12:25

Këtë mocion e kanë nënshkruar Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, e mori vota edhe të atyre në pushtet, raporton lajmi.net.

Nga PDK për të kanë votuar, Rafet Rama, Raif Qela, Sala Berisha –Shala, Rrustem Mustafa, Flora Brovina, Raif Hasani dhe Fadil Demaku.

Nga po kjo parti abstenuan Agim Halimi dhe Xhavit Haliti.

Ndërsa grupi 6+ kanë votuar tre për dhe tre kundër.

Tek të pavarurit Shaip Muja ka abstenuar bashkë me Blerim Shala, e të tjerët kanë votuar PËR. Ndërsa, Nenad Rashiq ka votuar kundër.

E nga LDK-ja ka pasur vetëm një abstenim, ai ishte Fatmir Rexhepi./lajmi.net