Deputetë “Déjà vu”

Struktura e deputetëve në legjislaturën e pestë nuk ka ndryshuar nga ato parapraket, prandaj dhe nuk pritet ngritje e cilësisë së debatit në Kuvendin e Kosovës.

Lajme

27/06/2014 09:27

Pak deputetë të rinj do të ketë legjislatura e pestë e Kosovës krahas legjislaturave paraprake. Shumica prej tyre madje as që do t’i ndërrojnë ulëset në Kuvendin e Kosovës, ku janë rehatuar për vite me radhë, shkruan gazeta “Zëri”.

Analistë politikë vlerësojnë se edhe legjislatura e re nuk dallon shumë nga ato paraprake, prandaj dhe nuk pritet ngritje e cilësisë së debatit në tempullin e demokracisë.

Disa ligjvënës të zëshëm nuk kanë arritur të futen në Kuvend. Të njëjtin fat e kanë pasur edhe shumë pjesëtarë të shoqërisë civile, të cilët kanë garuar në zgjedhjet e 8 qershorit.

Sipas analistëve politikë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila ka fituar 37 deputetë në zgjedhjet e 8 qershorit, e ka ruajtur kryesisht  strukturën e vjetër të deputetëve.

As struktura e LDK-së në Kuvend nuk dallon shumë nga ato parapraket, ndërsa AAK vlerësohet se do të ketë një grup parlamentar jo shpresëdhënës, gjersa transformime më të mëdha në këtë drjetim kanë ndodhur me Lëvizjen Vetëvendosje”, shkruan “Zëri”.