Deputet kosovarë të dytit në rajon për shpenzime gjatë fushatës (Video)

Kandidatët për deputet nga Kosova janë të dytët në rajon për nga shpenzimi i parave gjatë fushatës zgjedhore

Lajme

04/08/2015 12:52

Sipas të dhënave  të publikuara të projektit  “Studimi krahasues i kandidatëve për deputet” nga instituti “KIPRED”, vetëm deputetet e Bosnjës së Hercegovinës shpenzojnë më shumë se sa kosovarët, raporton lajmi.net.

Në  konferencën e mbajtur sot nga KIPRED, ku u prezantuan të gjeturat nga anketimi i bërë me kandidatët për deputet, dhe deputetët në legjislaturat aktuale nga Kosova, Mali i Zi, Bosnja dhe Herzegovina, dhe Serbia, ka dalë se deputetët kosovarë  e shfrytëzojnë më së shumti Facebook-un, për fushat.

Por, deputete kosovarë janë më të papërgatiturit sa u përket burimeve njerëzore në krahasim me homologët e tyre nga rajoni.

Sa i përket mënyrës së votimit sipas këtyre të dhënave deputetet e Kosovës shprehen se ata votojnë në bazë të bindjeve të votuesve, kurse ata të rajonit thonë se marrin parasysh edhe qëndrimin e subjektit të cilin e përfaqësojnë.

Sa i përket nivelit arsimor deputetët e Kosovës dalin me mesataren me të ulët të studimeve Bachellor, por njëherë edhe mesataren me të lartë të mastertit dhe doktoratës.

Në Kosovë si problem kryesor nga deputetët vlerësohet korrupsioni, kurse deputetët e vendeve të rajonit e shohin zhvillimin  ekonomike dhe çështjen e punësimit.

Për të gjithë deputetët e rajonit anëtarësimi në BE, shihet si mundësi për një të ardhme më të mirë.

Sipas të dhënave të KIPRED, deputetët e Kosovës anojnë nga krahu i djathtë ideologjik i partive politike, kurse ata të rajonit më shumë anojnë nga e majta.

Sa i përket pjesëmarrjes në aktivitete fetare, deputetët e Kosovës marrin më së paku pjesë në  aktivitet të tilla, për dalim nga homologët e tyre nga Bosnja e Hercegovina që marrin pjesë në numër më të madh të pasuar nga ata të Malit të Zi. Pjesë e këtij hulumtim ishin mbi 1000 kandidatë për deputet nga këto vende. ( lajmi.net).

YouTube player