Depayn e dënon policia, e shqyen tiketën

Memphis Depay është dënuar me 70 funte nga policia e Manchesterit për parkim në vend të gabuar, mirëpo lojtari e ka grisur tiketën dhe e ka hedhur atë në tokë.

Sport

20/09/2015 13:00

Depay përfiton 87 mijë funte në javë te United, ndërsa ka refuzuar ta paguaj një dënim prej 70 funtesh, për parkim në vend të gabuar, raporton The Sun.

“Mund t’a shihnit bezdinë në fëtyrën e tij kur e pa tiketën, e grisi dhe e hodhi në tokë”, tha Lewis Nisbett, personi që e mori më pastaj tiketën.

“Ai nuk dukej i interesuar t’a paguente atë. Por pasi e ka rrogën e futbollistit nuk mendoj se do të duhej të ishte problem për të”.

Depay madje gjeti kohë edhe për Selfie me tifozët.