Depay tek Barcelona, javën e ardhshme zyrtarimimi

Memphis Depay do të jetë lojtar i Barcelonës.

Sport

12/06/2021 08:16

Sipas “Mundodeportivo”, Barcelona është afër ta kompletojë transferimin e Memphis Depay, transmeton lajmi.net.

Tek Barcelona në prapaskenë ende nuk po flitet që Depay do të arrijë sigurt, pas rastit të Wijnaldum, kështu që “Blaugranët” po tregohen të kujdesshëm.

Mediat italiane kishin spekuluar se edhe Juventusi mund t’i ofrojë një pagë më të mirë holandezit, megjithatë qëndrimi i Ronald Koeman në Barcelonë mund ta bind atë të bashkohet me ta.

Depay kërkon kontratë tre vjeçare, gjë që Barça e ka pranuar, dallimi thuhet të jetë në pagën e lojtarit, por negociatat për këtë pjesë janë duke vazhduar dhe një marrëveshje është afër./Lajmi.net/