Depay prezantohet nga Man Utd

Memphis Depay është prezantuar si futbollist i ri i Manchester Unitedit, pas transferimit nga PSV Eindhoven.

Sport

12/06/2015 17:26

Memphis Depay ka kompletuar transferimin e tij në Manchester United nga PSV Eindhoven për 31 milionë funte.

21-vjeçari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me opsionin për një tjetër vit.

“Kjo është një ëndërr e realizuar për mua, një kapitull i ri në jetën time dhe mezi pres ta filloj”, u shpreh ai.

Kurse, menaxheri Louis van Gaal tha se reprezentuesi holandez ka potencial të bëhet “futbollist i rëndësishëm për këtë klub”.