Deontay Wilder rikthehet në ring në tetor

Boksieri amerikan, Deontay Wilder rikthehet në ring në tetor të këtij viti. ‘Bomberi i bronztë’ nuk ka luftuar që nga humbja kundër kampionit të WBC, Tyson Fury, në tetor të vitit të kaluar. Wilder u largua nga sporti pas humbjes së tij në raundin e 11-të ndaj Fury në Las Vegas. Por, amerikani tani pritet…

Sport

11/08/2022 18:40

Boksieri amerikan, Deontay Wilder rikthehet në ring në tetor të këtij viti.

‘Bomberi i bronztë’ nuk ka luftuar që nga humbja kundër kampionit të WBC, Tyson Fury, në tetor të vitit të kaluar.

Wilder u largua nga sporti pas humbjes së tij në raundin e 11-të ndaj Fury në Las Vegas.

Por, amerikani tani pritet të rikthehet në fund të këtij viti, në një meç kundër Robert Helenius, transmeton lajmi.net.

‘Boxing Scene’ pretendon se Wilder do të përballet me Helenius më 15 tetor, në Barclays Center në Brooklyn, Nju Jork.

Edhe në maj të këtij viti, amerikani konfirmoi se kishte në plan të kthehej në boks në të ardhmen.

“Nuk mund të ndalem tani. Më duhet të vazhdoj udhëtimin tim”, tha ish-kampioni i peshave të rënda në WBC.

“Unë ju dua shumë djema. Nuk mund ta përfundoj kështu. Ky udhëtim nuk ka mbaruar. Unë duhet të vazhdoj udhëtimin tim”./Lajmi.net/