Denver hap të hënën qendrën stërvitore – NBA drejt rikthimit në parket

Liga më e fortë e basketbollit në botë është shumë afër rikthimit në parket.

Sport

08/05/2020 18:46

Skuadrat e NBA po përgatiten që të rihapin qendrat stërvitore, për të bërë kështu hapin e parë drejt kthimit në normalitet.

Pritej që Denver Nuggets të hapnin sot qendrën e tyre stërvitore, por planet kanë ndryshuar.

Adrian Wojnarowski nga ‘ESPN’ raporton se skuadra e Denver do të rihapin qendrën stërvitore gjatë së hënës, transmeton lajmi.net.

Aty do të stërviten lojtarët në baza vullnetare, sigurisht, në seanca individuale.

Të njëjtën gjë pritet ta bëjnë edhe skuadrat e tjera nga NBA. /Lajmi.net/