Dënohet pse kishte ngarë veturën sipas rregullave!

Australiani Zack Murray ishte habitur, kur në adresën e shtëpisë ku jeton i arriti një dënim për shkelje të rregulla të trafikut.

Fun

03/06/2015 16:52

Në arsyetimin e policisë thuhej se ai dënohet për shkak se po ngiste veturën sipas rregullave të komunikacionit.

Në shenjë nervoze dhe dëshpërimi, 24-vjeçari kishte vendosur që tiketën e dënimit ta postoi në llogarinë e tij në Facbook, e cila brenda pak minutave ka zgjuar reagime të shumta tek komentuesit.

“Asnjëherë nuk jam dënuar për tejkalim shpejtësie. A mund dikush të më shpjegoi se a ekziston mundësia të dënoheni për shkak se keni ngarë veturën sipas rregullave të kërkuara në komunikacion”, ka shkruar në llogarinë e tij Murray.

Në sqarimin e policisë thuhej tutje se në rrugën që lejohet ngasja deri në 100 kilometra në orë, Zack kishte mbajtur tempon duke mos e ngritur shpejtësi mbi 100 kilometra.