Dënohet Pique

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique është dënuar me 10 mijë euro gjobë, nga një gjykatë në Barcelonë.

Sport

03/03/2015 21:49

Sipas raportit të bërë nga El Mundo Deportivo, mësojmë se Gerard Pique është dënuar me 10 mijë euro gjobë nga një gjykatë në Barcelonës.

Ai ka marrë këtë dënim pas një sjellje agresive kundër dy zyrtarëve policorë gjatë tetorit të vitit 2014.

Vëllai i Piques e parkoi makinën e tij në vendin e gabuar, dhe në këtë rast ndërhyri lojtari i Barcelonës, i cili u dënua për shkak të sjelljeve agresive me dy zyrtarët policorë.

 

Pique 1