Dënohet personi që kërcënoi Berat Buzhalën

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar sot një person i cili e kishte kërcënuar me jetë drejtorin e Gazetës Express, Berat Buzhala.

Lajme

25/07/2017 16:26

Këtë e ka bërë të ditur vetë Buzhala përmes një statusi në Facebook.

“Gjykata Themelore në Prishtinës e ka dënuar me 4 muaj burg dhe me të holla një qytetar nga Prishtina, i cili para dy viteve me kishte kërcënuar me vrasje”, ka shkruar Buzhala.

Buzhala nuk e ka bërë publik emrin e personit, siç ka thënë ai, sepse i njëjti më pas i kishte kërkuar falje. Madje ai ka thënë se do të angazhohet që në shkallën e dytë t’i zvogëlohet dënimi.