Dënohet me heqje të syve, për shëmtimin me acid të një personi tjetër (Foto)

Një iraniani iu nxor syri, duke u dënuar me hakmarrje “sy për sy”, interpretim i ligjit të Sheriatit. Ai u akuzua se kishte verbuar një njeri tejtër gjatë një sulmi me acid dhe u dënua heqjen e dy syve të tij, edhe pse heqja e syrit të tij të dytë thuhet se do të bëhet më vonë.

Bota

06/03/2015 21:40

Nuk dihet nëse syri i majtë i të burgosurit anonim është nxjerrë nga mjekët apo nga viktima e tij, formë që aplikohet nga ligji islamik, dënimi duhet të ekzekutohet nga personi i dëmtuar.

Gazeta në pronësi të qeverisë së Iranit “Hamshahri” raportoi se dënimi është kryer të martën në burgun Rajaishahr, transmeton lajmi.net.

I burgosuri thuhet se është dënuar me verbërim në të dy sytë, pagesë të parave të gjakut, dhe 10 vjet burgim.

a

Davoud Roshanaei, i cili humbi një sy dhe një vesh në një sulm me acid në vitin 2005, ka shtyrë dënimin hakmarrës  për sulmuesin e tij, për të cilin ishte vendosur të ketë fatin e njejtë me të këtë të mërkurë. 

Një tjetër sulmues i dyshuar me acid do të verbohej në të njëjtën ditë, por dënimi i tij u shty në mënyrë dramatike në minutën e fundit nga ana e viktimës së tij.

I burgosur, i identifikuar si Hamid, u dënua me verbim të njërit sy dhe prerje të njërit vesh, për sulm ndaj Davoud Roushanaei, i cili ishte shëmtuar keq nga sulmi me acid.

Roushanaei i tha Guardianit: “Hamid ishte në shtrat gati për t’u ekzekutuar dënimi ndaj tij, kur më thirri babai i tij dhe më kërkoi që ta shtyja dënimin”.

“Unë u dhash atyre edhe dy muaj kohë që të ma kompensojnë trajtimin tij”.

Irani është zotuar se do të dënojë ashpër sulmuesit me acid, pas një vale të sulmeve kundër grave atje vitin e kaluar.

Sipas ligjeve iraniane viktimat kanë të drejtë të vendosin për dënimin, duke vendosur që ai të jetë i njëjtë me atë të pësimit të tyre.

Viktimat gjithashtu kanë të drejtë të falin plotësisht kryesit e krimit, siç ishte rasti i vitit Ameneh Bahrami, që hoqi dorë për të verbuar sulmuesin e saj, i cili po priste në sallën e operacionit.

Në moshën 24 vjeçare, kur ajo ishte studente e inxhinierisë Majid Movahedi hodhi një kovë me acid në fytyrën e saj në vitin 2004, sepse ajo në mënyrë të përsëritur kishte refuzuar propozimet e tij për martesë. (lajmi.net)