Dënohet KB Besa

Komisioni Disiplinor i Federartës së basketbollit të Kosovës në përbërjë Nuredin Ibishi dhe Lulzim Fushtica, ka vendosur që KB besa nga Peja të përjashtohet nga garat për sezonin 2014/15 dhe sezonin 2015/16.

Sport

10/06/2015 17:30

Komisioni po ashtu ka vendosur që të gjitha ndeshjet e KB Besa që nga xhiroja XXII e ETC Superligës të regjistrohen me rezultat zyrtar 0:2 në të mirë të kundërshtarëve të Besës.

Komisioni këto vendime i miratoi pasi konstatoi se KB Besa ka bërë falsifikime të fletëpagesave për obligime ndaj FBK-së. Falsifikimin e fletëpageasve që i janë dërguar FBK-së nga KB Besa e ka konfirmuar edhe banka TEB, raporton basketbolli.com.

Rrjedhimisht Komisioni Disiplinor ka konstatuar se pagesa të ndryshme për licencim të lojtarëve dhe gabime teknike kanë qenë jo valide dhe duke vepruar sipas Rregullores së Garave ka shqiptuar edhe dënimet përkatëse nga KB Besa.