Dënohet Juventus

Gjykata Sportiv ka dënuar Juventusin, duke ia mbyllur sektorin e tifozëve Ultras për dy ndeshjet e radhës dhe të fundit në shtëpi kundër Cagliarit dhe Napolit.

Sport

30/04/2015 16:25

Gjykata Sportive ka dënuar Juventusin për incidentet e ndodhura gjatë ndeshjes kundër Torinos të mërkurën në Serie A.

Tifozët e kampionit në fuqi të Italisë u akuzuan se hodhën një mjet shpërthyes në sektorin e tifozëve të skuadrës rivale të qytetit.

Dhe, si rezultat Juventus është dënuar me dy ndeshje me sektorin e mbyllur të tifozëve prapa portës, ku qëndrojnë Ultrasët.

Ky është një lajm shumë i keq për gjigantin torinez që është vetëm një pikë larg nga titulli i katërt i njëpasnjëshëm e që tani duhet t’i zhvillojë dy ndeshjet e radhës dhe të fundit në shtëpi kundër Cagliarit dhe Napolit, pa prezencën e tifozëve të zjarrtë.